Thursday, January 22, 2026

A ka diferencë midis burrit dhe gruas?

 

Koment nga facebook-u, ne pergjigje te nje shkrimi

 

Ose, A kane mbetur më gra edhe burra?

Kuptohet qe dallimi i pare është ne përshkrimin fizik, shoh që ka një pjese aty që nuk është këtu. Dhe dallimi i dyte është ne aspektin funksional ne marrëdhëniet me boten rreth e rrotull dhe me te tjerët. Gruaja bën fëmije, burri ngre shume kile ete tjera. Këto janë fakte qe dihen se përplasemi çdo dite, dhe argumentet pro dhe kundra përsëri dihen.

Një hapësire tjetër për krahasim është tek hapësira mendore e vetëdijes, këtu parullat “përparimtare” thonë qe ka barazi dhe jo vetëm kaq po qe kjo barazi shpërbën te gjitha ndryshimet qe përmendëm më sipër. Këtu ka një problem thelbësor, hapësira e vetëdijes nuk mund te ndahet dhe te konsiderohet më vete nga hapësira mendore e pavetëdijshme. Është tek pavetëdija ku është zanafilla e sjelljes se njeriut, edhe psikologjia moderne është dakord qe zbardhja e pavetëdijes ne vetëdije, siguron përparim personal te njeriut.

Përqasja shkencore nuk është te gjesh ekstremin dhe te besh një përgjithësim mbi atë bazë, por e kundërta te gjesh arsyen e vërtete tek ajo qe përsëritet dhe pastaj te shpjegosh ekstremin. Për shembull në vend që të themi zogu fluturon dhe nuk ka gravitet, gjejmë gravitetin nga çdo gjë qe bie poshtë qe pastaj te shpjegojmë pse fluturoi zogu. Duke përjashtuar fiziken, tek burri dhe gruaja veprimtaria njerëzore është e ndare ne këto dy aspekte; burri ka veprimin dhe gruaja përjetimin, ky është ndryshim qe rrjedh direkt ne mënyre te pavetëdijshme te bërjes se zgjedhjes. Dhe kjo veprimtari ndryshe është jo vetëm barazi përpara jetës, por edhe akti balancues qe e siguron atë.  Veprimi dhe përjetimi e kane zanafillën tek pjesa jo e vetëdijshme, është e qarte se parulla “përparimtare” e ka cilësuar mire rrënjën e problemit. Por ne vend qe te çlirojë njeriun, fut ne qilar veten e vërtete dhe bën ç’të doje me atë qe mbetet. Ose e shprehur edhe ndryshe, kërkon t’ju marri shpirtin njerëzve. Përmbledhja e gjëegjëzave te injorancës perëndimore ka nevoje për më shumë mendim kritik për tu pranuar.

Hapat qe konsiderohem përpara janë ata qe përafrojnë veprimtarinë njerëzore me te vërteten, qofte kjo ligje te materies apo ligje te jetës. Pra përparësi është vetëm ajo qe përmirëson çdo aspekt personal apo te përbashkët. Dhe për ketë duhet te shohim tek profesori me i mire i natyrës njerëzore, shkencëtari me i mire i realitetit apo inxhinieri qe aplikoi me mire jetën. Një individ apo shoqëri përparon vetëm kur ve Jezu Krishtin ne krye, vetëm ne Krishti gjejmë njohurinë dhe sigurinë qe na duhet.